image Biden: Ndalimet e udhëtimeve do të qëndrojnë, pavarësisht urdhrit të Donald Trump

Botë

Biden: Ndalimet e udhëtimeve do të qëndrojnë, pavarësisht urdhrit të Donald Trump

news image

Administrata e Biden nuk do të heqë kufizimet ekzistuese të COVID-19 për udhëtarët nga jashtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara do të vijojë të mbajë ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-së dhe Brazilin, pavarësisht një urdhri të presidentit Donald Trump për t’i hequr ato.

Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që ndalimi i hyrjes do të përfundonte më 26 janar, gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën.

Por zëdhënësi i Biden, Jen Psaki, tha në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.

“Me përkeqësimin e pandemisë dhe shfaqjen e varianteve më ngjitëse në botë, kjo nuk është koha për të hequr kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare. Me këshillën e ekipit tonë mjekësor, administrata Biden nuk ka ndërmend të heqë këto kufizime deri më 26 Janar. Në fakt, ne kemi ndërmend të forcojmë masat e shëndetit publik në udhëtimet ndërkombëtare për të zbutur më tej përhapjen e Covid-19”, shtoi ai.

SHBA vendosi kufizimet në Evropë marsin e kaluar dhe ndalimi i hyrjes braziliane u vendos në maj.

Vetëm disa minuta më parë, Shtëpia e Bardhë kishte lëshuar një deklaratë duke thënë se Presidenti Trump kishte nënshkruar një urdhër për heqjen e ndalimit të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, zonën Schengen të Evropës që lejon udhëtimin përtej kufijve të hapur dhe Brazilin nga 26 Janari.

Ndalimet e udhëtimit për Kinën dhe Iranin do të vijojnë të qëndrojnë, thuhej në urdhër.

Pas një urdhri javën e kaluar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shumica e udhëtarëve ajrorë që mbërrijnë në SHBA nga 26 Janari do të duhet të sigurojnë një test negativ Covid-19 ose provë të rimëkëmbjes nga sëmundja për të hyrë.

/Gazeta Sinjali/