image Biden mposht Trumpin në Georgia edhe pas rinumërimit të votave

Botë

Biden mposht Trumpin në Georgia edhe pas rinumërimit të votave

news image

Presidentit të zgjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i është konfirmuar fitorja në shtetin e Georgias edhe pas rinumërimit të votave, transmeton Gazeta Sinjali.

Demokrati është i pari që fiton në këtë shtet që nga koha e Bill Clintonit më 1996.

Ndërsa, me 16 votat elektorale të konfirmuara nga ky shtet, tani Biden arrin në rezultatin e votave të përgjithshme elektorale 306-232 kundër presidentit Donald Trump.

Trump edhe pas këtyre rezultateve ka vazhduar të mos e pranojë humbjen duke vënë në pikëpyetje vazhdimisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. /Gazeta Sinjali/