image Biden më afër fitores se kurrë: Nëse i fiton edhe këto dy shtete bëhet president

Botë

Biden më afër fitores se kurrë: Nëse i fiton edhe këto dy shtete bëhet president

news image

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tani më ka fituar votat elektorale në dy shtete që janë shumë të rëndësishme si Wisconsin dhe Michigan, shkruan Gazeta Sinjali.

Biden është duke iu afruar numrit të 270 votave elektorale që i nevojiten për ta shpallur fitoren, derisa për momentin ka 253.

Po ashtu, ai po prin në dy shtete për momentin, nga 6 në të cilat po vazhdon numërimi.

Demokrati Biden është para presidentit të tanishëm, Donald Trump, në Nevada dhe Arizona, ku deri më tani janë numëruar 86% e votave në të dyja shtetet derisa Biden ka epërsi bindëse në Arizona kurse rezultati është shumë i ngushtë në Nevada.

Nevada është shtet që ka 6 vota elektorale, ndërsa Arizona 11. Me fitimin e këtyre dy shtete, Joe Biden do të siguronte pikërisht 270 vota elektorale dhe do të ishte presidenti më i ri i SHBA-së.

/Gazeta Sinjali/