image Biden i gëzuar për lirimin e dy amerikanëve që po mbaheshin peng në Gaza

Botë

Biden i gëzuar për lirimin e dy amerikanëve që po mbaheshin peng në Gaza

news image

Joe Biden, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një deklaratë ka treguar për lirimin e dy amerikanëve Judith dhe Natalie Raanan, të cilët ishin duke u mbajtur peng në Hamas.

Ai theksoi se është i gëzuar që së shpejti ata do të ribashkohen me familjen e tyre, raporton BBC.

Biden tha se qytetarët amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi që nga 7 tetori kishin duruar një sprovë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit, duke shtuar se ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane derisa të shërohen.

Tutje ai  falënderoi qeveritë e Katarit dhe Izraelit që kanë punuar së bashku për të bërë të mundur lirimin e tyre.

“Si president, nuk kam prioritet më të lartë se siguria e amerikanëve të mbajtur peng në mbarë botën”, tha Biden.

/GazetaSinjali/