image Biden i afrohet Trumpit me vota në Georgia, i rriten gjasat për fitore

Botë

Biden i afrohet Trumpit me vota në Georgia, i rriten gjasat për fitore

news image

Në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon ende numërimi i votave në shtetet më të mëdha, ndërsa kandidati demokrat, Joe Biden, e ka ngushtuar epërsinë e tij në Georgia ndaj rivalit, Donald Trump.

Prej fillimit të numërimit, Partia Republikane e presidentit aktual ka qenë në epërsi në Georgia, por dallimi në vota mes kandidatëve tash nuk është i madh siç ishte më herët.

Të mërkurën, ky dallim ishte dhjetëra mijëra vota, ndërsa tani epërsia e Trumpit ndaj Bidenit në këtë shtet është vetëm rreth 23 mijë vota, sipas CNN. /Gazeta Sinjali/