image Biden formon një ekip prej 12 ekspertëve për ta luftuar COVID-19

Botë

Biden formon një ekip prej 12 ekspertëve për ta luftuar COVID-19

news image

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden vendosi sot formimin e një komisioni prej 12 anëtarësh si përparësinë e tij të parë, i cili do të ketë vetëm një detyrë – të gjejë një mënyrë për Amerikën për të luftuar koronavirusin.

Ekipi i Biden për luftën kundër COVID-19 do të drejtohet nga tre bashkëpresidentë: Vivek Marty, David Kessler dhe Marcella Nunez-Smith – të cilët kanë biografi pozitive në fushën e virologjisë.

“Unë nuk do të kursej veten për ta kthyer tërë situatën me virusin korona,” tha Biden, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë kampanjës, kandidati demokrat kritikoi Donald Trump në disa raste për shkak të mënyrës se si ai merret me sëmundjen infektive, i cili deri më tani ka marrë më shumë se 237 mijë jetë në SHBA.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara regjistruan një numër rekord të rasteve në shtatë ditë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10 milionë që nga shpërthimi i pandemisë. /Gazeta Sinjali/