image Biden e telefonon Clintonin pas shtrimit në spital, tregon për gjendjen e tij

Botë

Biden e telefonon Clintonin pas shtrimit në spital, tregon për gjendjen e tij

news image

Pas shtrimit në spital të ish-presidentit Bill Clinton, presidenti amerikan, Joe Biden e ka telefonuar atë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-presidenti Clinton të martën u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine pas një infeksion të traktit urinar që iu përhap në qarkullimin e gjakut, thanë mjekët për CNN.

Epo, doja të shihja se si po kalonte. Ai po bën mirë, me të vërtetë është mirë”, u tha Biden gazetarëve në Connecticut.

“Dhe ai do të dalë nga spitali. Ne biseduam paksa”, shtoi Biden.

Biden pranoi se nuk e kishte parë Clinton “për një kohë të gjatë”, por tha se mezi po e priste që “të vinte dhe të hante drekë. Ishte shumë inkurajues me politikat që unë ndjek”. /GazetaSinjali/