image Biden e quan Putinin "kasap" pasi takohet me refugjatët

Botë

Biden e quan Putinin “kasap” pasi takohet me refugjatët

news image

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin “kasap” pas vizitës së refugjatëve ukrainas në Varshavë, Poloni.

I pyetur nga gazetarët që udhëtonin me Presidentin se çfarë e bëri atë të mendojë duke parë refugjatët teksa merret me Putinin çdo ditë, Biden u përgjigj: “ai është një kasap”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë seancës së shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodowy, Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”. 

“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua t’i përqafojë, thjesht dua të falënderoj. Dua të them, është, thjesht të bën shumë krenarë,” tha ai.

/GazetaSinjali/