image Biden e bën një gafë, momenti kur thotë se Putini po e humb luftën me Irakun (VIDEO)

Botë

Biden e bën një gafë, momenti kur thotë se Putini po e humb luftën me Irakun (VIDEO)

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, e bëri një gafë interesante në njërën prej paraqitjeve të tij të fundit për media.

Ai ka thënë se Vladimir Putin “po e humb luftën në Irak”, derisa që nga shkurti i vitit të kaluar Rusia është duke zhvilluar një luftë në Ukrainë.

Biden iu drejtua rebelimit të fundit të grupi mercenar Wagner në Rusi gjatë fundjavës, duke thënë se kjo e kishte dobësuar “absolutisht” Putinin.

I pyetur se deri në çfarë mase Putini u dobësua nga rebelimi, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak, po e humb luftën në shtëpinë e tij dhe është bërë paksa i pafuqishëm në mbarë botën”, shkruan Telegraph.

Nuk është hera e parë që Biden bën të njëjtin gabim. Në nëntor, ai ngatërroi luftën amerikane në Irak me pushtimin rus derisa diskutonte për Ukrainën.

/GazetaSinjali/