image Biden do të kërkojë nga Kina të mos e armatosë Rusinë

Botë

Biden do të kërkojë nga Kina të mos e armatosë Rusinë

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, më vonë gjatë ditës së sotme do të bisedojë në telefon me homologun e tij kinez, Xi Jinping, nga i cili do të kërkojë urgjentisht që Kina të mos e furnizojë me armatim Rusinë për luftën në Ukrainë.

Autoritetet amerikane kanë kritikuar Pekinin për dështimin për të denoncuar agresionin rus ndaj popullit ukrainas, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Ndërkohë Biden të enjten e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin, një bandit i pastër dhe një diktator vrasës i cili ka nisur një luftë imorale ndaj popullit të Ukrainës, gjatë një fjalimi në një drekë për të festuar trashëgiminë irlandeze në ditën e Shën Patrikut në Capitol Hill.

Kremlini iu kundërpërgjigj duke i quajtur të papranushme dhe të pafalshme deklaratat e presidentit amerikan.

/GazetaSinjali/