Presidenti i Amerikës Joe Biden ka thënë se do kandidojë sërish për President në 2024. Sipas mediave në SHBA, këtë ia ka komunikuar ish-presidentit Barack Obama.
Joe Biden, mendon se është kandidati më i fortë, që do të mundë sërish, Donald Trump, i cili ka thënë se do të kandidojë në 2024.
Biden dhe Obama hëngrën drekë së bashku në fillim të këtij muaji. Shtëpia e Bardhë nuk dha komente për bisedat mes Bidenit dhe Obamës. Përtej erërave të ashpra politike dhe vlerësimeve të dobëta, është mosha e Bidenit ajo që ngre pikëpyetje për të ardhmen e tij.
Biden, 79 vjeç, ishte presidenti më i vjetër që mori detyrën në moshën 78 vjeçare dhe do të ishte 82 vjeç në fillim të mandatit të tij të dytë, nëse ai do ta fitonte një të tillë.