image Biden: Do ta vazhdojmë mbështetjen ndaj Ukrainës

Botë

Biden: Do ta vazhdojmë mbështetjen ndaj Ukrainës

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se e mbështesin Ukrainën në luftën e saj, si dhe vazhdon ta dënojë Rusinë për veprimet e saj.

“Dy muaj pasi Vladimir Putini nisi një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës, Kievi ende qëndron”.

“Presidenti Zelenskyy dhe qeveria e tij e zgjedhur në mënyrë demokratike mbeten në pushtet”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim ukrainasit në luftën e tyre për të mbrojtur atdheun e tyre”, ka shkruar Biden në rrjetin social Twitter.

/GazetaSinjali/