image Biden: Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë

Botë

Biden: Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë

news image

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i mbajnë maskat për 100 ditë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një zvogëlim të ndjeshëm në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do ta mbante maskën.

“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, u shpreh ai.

Biden gjithashtu u theksoi se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.

Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me koronavirus si dhe 276 mijë viktima.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë për numrin e të prekurve nga ky virus. /Gazeta Sinjali/