image Biden: Dhuna nga armët, një epidemi që duhet të ndalet

Botë

Biden: Dhuna nga armët, një epidemi që duhet të ndalet

news image

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, njoftuan të enjten masa të kufizuara për të trajtuar problemin e dhunës së shkaktuar nga armët në Shtetet e Bashkuara, në atë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si hapin e parë për të frenuar dhunën në masë, gjakderdhjen në komunitet si dhe vetëvrasjet.

Masat e reja përfshijnë planet që Departamenti i Drejtësisë të godasë të ashtuquajturat “armët fantazmë”, armë të improvizuara, të cilave u janë hequr numrat serik dhe e bëjnë të vështirë për forcat e rendit të identifikojnë autorët e krimeve. Po kështu po kërkohet edhe regjistrimi i pajisjeve në formë proteze, që u shtohen armëve tek pjesa e qytës, për të bërë të mundur mbajtjen e tyre dhe qitjen me një dorë.

Presidenti Biden tha se ai do t’i kërkojë gjithashtu Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve që të hartojë një raport vjetor mbi trafikun e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara dhe ta bëjë më të lehtë për shtetet që të miratojnë ligje për të sinjalizuar mbi individët që paraqesin rrezik, e që posedojnë gjithashtu armë.

“Sot ne jemi duke ndërmarrë hapa për t’u përballuar jo vetëm me krizën e armëve, por atë që në fakt është një krizë e shëndetit publik”, tha Biden, duke folur në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë përpara një audience të mbushur me anëtarë të familjeve të viktimave të dhunës me armë. /Gazeta Sinjali/