image Biden del me deklaratë të kundërt nga ajo e Trump: Çdo votë duhet të numërohet

Botë

Biden del me deklaratë të kundërt nga ajo e Trump: Çdo votë duhet të numërohet

news image

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar duke thënë se secila votë nga amerikanët duhet të numërohet, transmeton Gazeta Sinjali.

Përkundër deklaratave të kundërshtarit të tij, Donald Trump, i cili vazhdimisht ka theksuar se duhet të ndalet procesi i numërimit të votave, Biden përmes një postimi në Twitter ka publikuar një video duke mbishkruar kërkesën e tij të lartpërmendur.

Ndërkohë, sa i përket rezultateve të deri tanishme në SHBA, demokrati Biden po prin me vota popullore dhe elektorale, ku rezultati është 264-214, në favor të partisë demokratike. /Gazeta Sinjali/