Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi sot se pandemia e COVID-19 do të shkaktojë mbi 600 000 të vdekur në SHBA.
“Ne kemi deri tani 400 000 të vdekur dhe kjo shifër do të rritet më shumë se 600 000”, deklaroi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i cili nuk e kishte përmendur kurrë një bilanc kaq të rëndë.
“Familjet janë të uritura”, shtoi ai para se të nënshkruante një sërë dekretesh që parashikonin luftën kundër krizës ushqimore që ka prekur miliona amerikanë.
“Ne duhet të reagojmë”, theksoi ai.