image Biçiklisti në gjendje të rëndë shëndetësore pasi goditet nga vetura e cila ikën nga policia

Kosovë

Biçiklisti në gjendje të rëndë shëndetësore pasi goditet nga vetura e cila ikën nga policia

news image

Një biçiklist është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetë pas një aksidenti që është përfshirë me një veturë në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podujevë, rreth orës 19:30 ku biçiklisti është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës në raport ka konfirmuar se shoferi që ka shkaktuar aksidentin e trafikut ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet ende në arrati.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë në aksident me lëndime trupore ka qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/