image Biçiklisti goditet nga vetura në Gjakovë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Siguri

Biçiklisti goditet nga vetura në Gjakovë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

news image

Një biçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes nga një veturë, sonte në fshatin Qerim të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai bëri të ditur se shoferi, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin është dërguar në ndalim policor.

“Po, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00. Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkaq, vozitësi i veturës, i dyshuari për shkaktimin e aksidentit, është në ndalim policor. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe policia që po kryejnë hetimet”, tha Xhurkaj.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve të rënda, i lënduari nga Spitali i Gjakovës është transferuar për në QKUK./GazetaSinjali/