image Beyonce vishet me fustanin e punuar nga stilistët e njohur shqiptarë

Bukuri dhe kujdes

Showbiz/ Beyonce vishet me fustanin e punuar nga stilistët e njohur shqiptarë

news image

Beyonce Knowles-Carter, e njohur ndryshe si diva e muzikës pop, r&b dhe hip hop, së fundmi është shfaqur e veshur me një fustan të punuar nga dy stilistët e njohur shqiptarë Kujta dhe Meri.

Artistja e njohur amerikane u shfaq e veshur me këtë fustan në datëlindjen e 50-të të rep-artistit amerikan Diddy, transmeton Gazeta Sinjali.

Beyonce solli një shkëlqim të vjetër të Hollywood-it me një fustan të zi, që në dekolte shkëlqente nga gurët e punuar në formë gjetheje.

https://www.instagram.com/p/B6HUZMMnuRL/

Kujta dhe Meri janë dy stilistë të njohur shqiptarë me seli në Prishtinë, por që falë punës së tyre njihen edhe ndërkombtarisht. Që janë të zot në punën që bëjnë, e ka vërtetuar lehtë zgjedhja e Beyonces.

https://www.instagram.com/p/B6Gt-dAFwQv/?utm_source=ig_embed

Të pranishëm në datëlindjen e Diddyt ishin edhe fytyra të tjera të njohura si: Kanye West, Kim Kardashian, Cardi B, Offset, Pharrell Williams, Tyga. Meek Mill e shumë të tjerë./Gazeta Sinjali/