image Betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së - Sinjali

Betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së

news image

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës  “Skënderbeu” në Ferizaj, janë betuar 180 rekrutë të rinj.

Ushtarët e rinj të FSK-së u betuan në prani të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Komandantja Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se rekrutimi i këtyre ushtarëve është një domosdoshmëri për FSK-në.

Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë strategjik në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”, ka thënë ajo gjatë ceremonisë së betimit.

Kurse kryeministri Albin Kurti ka thënë se dita kur po betohen 180 rekrutët e rinj të FSK-së ka një rëndësi të madhe.

“Të dashur rekrutë ushtarë të Republikës së Kosovës, sot për ju, për familjet tuaja, për FSK-në dhe vendin tonë është një ditë e veçantë. Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 180 ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin e vendit tonë”, tha kryeministri Kurti. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin