Zyrtarët lokal u bëjnë thirrje banorëve të mos largohen nga strehimoret gjersa forcat ruse përpiqen të kapin Kharkivin.
Kreu i administratës rajonale të Kharkiv thotë se forcat ukrainase po luftojnë me trupat ruse në rrugët e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, ndërsa Moska ka rritur përparimin e saj ushtarak katër-ditor, shkruan Al Jazeera, përcjell Gazeta Sinjali.
“Mjetet e lehta të armikut rus hynë në qytetin e Kharkiv”, tha Oleg Sinegubov në një postim në Facebook, duke u bërë thirrje banorëve të mos largohen nga strehimoret.