image "Besoj në drejtësi", Arbenita reagon për herë të parë pas dhunës nga Fero

Bota e Yjeve

“Besoj në drejtësi”, Arbenita reagon për herë të parë pas dhunës nga Fero

news image

Pasi u rikthye në mediat sociale pas dramës me Feron, i cili gjendet në paraburgim për 30 ditë nën akuzën dhunë në familje, ka reaguar vetë modelja, Arbenita Ismajli.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Arbenita u shpreh:

Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/