image Besnik Tahiri: Javën e ardhshme, jam i bindur se do të kemi një qeveri të re

Kosovë

Politikë/ Besnik Tahiri: Javën e ardhshme, jam i bindur se do të kemi një qeveri të re

news image

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas takimit me të propozuarin e Lidhjes Demoratike të Kosovës për mandatar, Avdullah Hotin, tha se qeveria e re do të formohet javën e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri thotë se kanë mbetur edhe disa çështje lidhur me ministritë për të cilat do të dakordohen shpejt dhe se është duke u punuar për t’u përgatitur seanca për votimin e qeverisë së re.

“Do të dakordohemi edhe për çështjet me dikasteret, deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje, shumë shpejt do të dalim me marrëveshjen finale, një marrëveshje e shpejtë për të nisur një qeveri të re, për të ndihmuar në këtë gjendje të rëndë është më se e nevojshme. Ajo që dua të them është se po punohet për t’u përgatitur kjo seancë, javën e ardhshme jam i bindur se do të kemi një qeveri të re”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka thënë se emrat që janë lakuar si të propozuar të AAK-së për ministra, janë ata që janë diskutuar edhe në parti, në mesin e të ciëve është edhe emri i Blerim Kuqit.

“Këshilli drejtues e ka votuar marrëveshjen me LDK-në, kryetari Haraidnaj ka pasur takime me anëtarët e AAK-së dhe do të votohen edhe emrat, derisa të mos votohen emrat në Kuvend nuk duhet të thuhet se kemi vendim final, mirëpo, këta janë emrat e diskutuar nëpër forume.

Sot ka qenë një takim pune, në javën e ardhshme do të duhej që të votoj. Kosova është me një qeveri të shkarkuar është plotësisht në dorën e opozitës, nuk mund të nisin asnjë nismë legjislative”, shtoi ai, duke bërë të ditur se për ministër e kanë përmendur edhe emrin e Blerim Kuqit./Gazeta Sinjali/