image Besnik Osmani largohet nga pozita e Auditorit, pas 5 viteve

Kosovë

Besnik Osmani largohet nga pozita e Auditorit, pas 5 viteve

news image

Besnik Osmani në një postim të tij në FaceBook ka treguar se angazhimit të tij 22 vjeçar në Shërbimin Publik të Kosovës i ka ardhur fundi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai gjithashtu i uron sukses Kuvendit dhe pasuesve të tij që do të vin pas.

Osmani thotë se ndihet krenar që largohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit në kulmin e sukseseve personale e institucionale dhe për këtë ai falenderon ish-Presidenten Jahjaga që i dha besimin si kandidat dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që e dha mandatin si Auditor i Përgjithshëm, t’i shërbej vendit në këtë funksion publik të rëndësishëm.

Postimi i plotë:

Angazhimit tim 22 vjeçar në Shërbimin Publik të Kosovës nga të cilat 5 vjet në Ministrinë e Financave, 12 vjet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe së fundmi 5 vjet në Zyrën Kombëtare të Auditimit i ka ardhur fundi. Po pres me padurim, që Kuvendi të ketë sukses dhe emëroj sa më shpejt pasuesin tim.

Sigurisht që ndihem krenar që largohem nga Zyra Kombëtare e Auditimit në kulmin e sukseseve personale e institucionale dhe për këtë dua të falënderoj ish-Presidenten Jahjajga që më dha besimin si kandidat dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës që më dha mandatin si Auditor i Përgjithshëm, t’i shërbej vendit në këtë funksion publik të rëndësishëm.

Uroj që të gjithë atyre që më kanë besuar detyra me përgjegjësi të mos i kem zhgënjyer me angazhimin tim.

Për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët në institucionet publike, partnerët nga shoqëria civile, mediat e akademia si dhe këshilltarët e organizatave ndërkombëtare që punuam së bashku përgjatë viteve u shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë dhe i falënderoj për durimin dhe ndihmën që më kanë dhënë gjatë rrugëtimit tim. Një falënderim special kam për të gjithë ata që mbështeten pakufishëm përpjekjet e mia dhe bashkëpunëtorëve të mi, për qeverisje të mirë, rend dhe ligj. Sigurisht, pa këta të fundit s’do kisha mundur kurrë t’i tejkaloj disa sfida të rënda në përvojën time.

Mbes me shpresë që kam dhënë një kontribut modest në themelimin dhe zhvillimin e administratës publike në vend, në mirëqenien e qytetarëve dhe në përparimin e vendit tim. Në të kundërtën, më vjen keq që ju kam zhgënjyer!  /Gazeta Sinjali/