image E dhimbshme, trupi i pajetë që u nxorr nga lumi Llapushnicë në Gjilan është i Besnik Osmanit

E dhimbshme, trupi i pajetë që u nxorr nga lumi Llapushnicë në Gjilan është i Besnik Osmanit

news image

Pas më shumë se një muaji i zhdukur, sot është gjetur trupi i pajetë i preshevasit me vendbanim në Prishtinë, Besnik Osmani, raporton Gazeta Sinjali.

Besniku ishte larguar nga shtëpia pasditen e 24 marsit ku ishte nisur drejt Preshevës, mirëpo i njëjti nuk kishte arritur në destinacionin e tij. Një ditë më pas, bashkëshortja e tij e kishte raportuar si të zhdukur në Stacionin e Prishtinës Veriu.

E sot rupi i pajetë i 41-vjeçarit u nxorr nga lumi Llapushnicë në Gjilan, ka konfirmuar prokuroria.

“Në bazë të dokumenteve të identifikimit ka rezultuar se bëhet fjalë për tani të ndjerin B.O. (1978), i cili nga familjarët e tij kishte qenë i raportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i të njëjtit është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. /Gazeta Sinjali/