image Besnik Bislimi udhëton drejt Hagës

Politikë

Besnik Bislimi udhëton drejt Hagës

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Siç njofton ZKM, “gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER)”.

Bashkëbisedimi me deputetët holandezë do të fillojë në orën 10:00.

/GazetaSinjali/