image Besnik Bislimi shpërndan një postim ku Edi Rama quhet pro-serb

Politikë

Besnik Bislimi shpërndan një postim ku Edi Rama quhet pro-serb

news image

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka shpërndarë një postim, në të cilin kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.

Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhet në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, përmes profilit të tij privat në Facebook.

Në fotografi shihet presidentja Vjosa Osmani së bashku me liderë evropianë duke shikuar në një anë, derisa afër saj është kryeministri shqiptar Edi Rama, me të cilin vërehet një distancim.

/GazetaSinjali/