Besnik Bislimi ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Financave dhe Transfereve nga ministri në detyrë Lulzim Rafuna.
Bisimi e ka falenderuar për punën dhe kontributin e dhënë ministrin në largim, si dhe tha se njohja me një pjesë të stafit të kësaj ministrie e bën të ndihem më i sigurt.
“Pranimi i detyrës së Ministrit të Financave dhe Transfereve për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe dhe jam i bindur që së bashku me ju do ta japim maksimumin në mënyrë që gjërat të ecin në drejtim të duhur në implementimin e programit të Qeverisë Kurti” u shpreh gjatë pranimit të detyrës ministri Besnik Bislimi.
Ndërsa ministri i deritanishëm, Lulzim Rafuna, gjatë dorëzimit të detyrës së ministrit e uroi ministrin e ri Besnik Bislimi për pozitën e re dhe theksoi se ka kënaqësinë që po e dorëzon sot detyrën e ministrit.
“Ky pranim-dorëzim po ndodh në kohën kur bilanci bankar është mbi 494 milionë euro, po ashtu edhe afër 500 milionë euro shtesë të cilat janë për projektet e kontraktuara, deficiti është 0,7% dhe është nën normën e planifikuar.Kjo është një siguri e madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës tha Lulzim Rafuna gjatë dorëzimit të detyrës së ministrit, ku edhe njëherë i uroi suksese në detyrën e re ministrit të Financave dhe Transfereve z. Besnik Bislimi”, tha ministri në detyrë./Gazeta Sinjali/