Janë kundërshtarë në politikë, por Faton Bislimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Besnik Bislimi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë familjarë mes veti.
Ata dy janë kushërinj të parë dhe baballarët e tyre janë vëllezër.
Faton Bislimi i LDK-së ka thënë se me Besnik Bislimin kanë komunikim të vazhdueshëm.
“Besnikun nuk e kam pa. Më shumë flasim në telefon. Të them të drejtën nuk flasim për politikë”, ka thënë ai në T7.
Një përgjigje interesante ai pati edhe kur u pyet se a po fle tani Besnik Bislimi pas fitores në zgjedhje.
“Po besoj që fatkeqësisht për neve dhe fatmirësisht për LVV-në rezultatet e anketave dhe sondazheve që ne nuk mund t’u besonim, si duket u kthyen në votë për VV-në”, ka thënë ai.
“Mbështetja që kemi tash është paksa e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislimi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, pati thënë Besnik Bislimi para zgjedhjeve./Gazeta Sinjali/