Besnik Berisha ka folur sot pas verdiktit të dhënë nga Gjykata për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, i cili ka qenë si avokat i Shaban Gogajt.
Berisha i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se vendimi i sotëm për vrasjen e Tetajt vetëm drejtësi nuk është.
Avokati kosovar ka thënë se në momentin kur Haxhiu mësohet me nda drejtësi ai do të largohet dhe do të merret me bujqësi. Berisha e ka cilësuar Haxhiun si juristen më të dobët në Kosovë.
“Ditën kur ministrja e Drejtësisë mësohet me nda drejtësi, unë e lë avokatinë dhe shkoj e merrem me bujqësi. Ajo është juristja më e dobët që ka pasë Kosova. Ministrja s’është kryegjyqtarë, s’është KGJK, është një qytetare që është vetë e dënuar”, ka thënë Berisha në Frontal.
“Po të ishte juriste ajo s’do t’i komentonte vendimet e gjykatave. Pse s’e komentoi vendimin ndaj saj për gaz”, ka shtuar tutje.
“Për veprimin që Shabani sot mori 3 vjet, ministrja ka marrë dënim me kusht. Deklarimet e ministres e ka sjellë rastin këtu ku është sot”, ka theksuar Berisha.