Në ndeshjen e sotme miqësore, Prishtina – Ordbasy (1-1), prezent ishte edhe menaxheri/skaut i portierëve të klubit të madh turk të Stambollit, Beshiktash.
Nën vëzhgimin e tij të afërt ishte portieri prishtinas, Visar Bekaj.
Bekaj, njëherësh edhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, sot nuk pati aq shumë punë meqenëse ishte Prishtina ajo që po kërkonte të shënonte duke mos i lejuar raste shënimi skuadrës kundërshtare”.
“Padyshim që prezenca e skautëve të klubeve të mëdha nuk i bënë nder vetëm Prishtinës, por në përgjithësi futbollit tonë kosovar”, shkruan faqja e këtij klubi. Bekaj vitin e shkuar ka qenë i lidhur me një kalim te Hoffenhaim.