image Besian Mustafa premton përkrahje për agrobizneset vendore

Kosovë

Ministri/ Besian Mustafa premton përkrahje për agrobizneset vendore

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët i ka njoftuar me disa nga prioritetet e ministrisë në kuadër të programeve mbështetëse për agrobizneset për vitin 2020.

Mustafa, ka treguar se MBPZhR-ja, përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobiz-neseve.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se ai i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj ode dhe ka konfirmuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të agrobizneseve.

“Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për bashkëpunim. Po ashtu, ai e ka njoftuar ministrin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e agrobizneseve në vend”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/