Besian Mustafa e ka përkujtuar babain Xhemail Mustafën , i cili ka vdekur 19 vjetëve më parë.
Ai ka përmendur veprimtarinë e aktivistit të njohur, e për vrasjen e të atit, Besiani ka thënë se nuk e vranë Xhemail Mustafën, por të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Qe 19 vjet të mbaj mend kështu, punëtor, në mendime, i mprehtë, i qetë, i heshtur, besnik, i afërt, gjithnjë duke gjetur gjuhë të përbashkët me të gjithë në çdo rrethanë. Nuk të vranë ty. Vranë të ardhmen e fëmijëve të tyre” ka shkruar Besian Mustafa, i cili do të jetë deputet nga radhët e LDK-së. /Gazeta Sinjali/