Vajza e heroit, Hamëz Jashari, Besarta Jashari, ka bërë një shkrim emocionues në 23-vjetorin e vdekjes së familjes së saj nga forcat serbe, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një fotografie nga ceremonia e ndezjes së zjarreve, Jashari tha ky zjarr është i veçantë pasi që i ndriçon të ardhmen popullit të Kosovës.
“E kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja“, shkroi ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Do të ishte e rëndomtë…
edhe nata,
edhe zjarri,
do të ishin të rëndomta sonte…
edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…
edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !
…
Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.
Andaj,
ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…
edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen,
e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !
…
Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës
E juaja,
Besarta Hamëz Jashari./Gazeta Sinjali/