Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxheri, ka thënë se taksa dhe reciprociteti nuk janë as bibël as kuran dhe se ky afat i pezullimit të taksës duhet të ketë kohë të caktuar.
‘’Taksa dhe reciprociteti nuk janë as bibël as kuran, ne duhet të dimë nëse ky afat i pezullimit të taksës do të ketë kohë të caktuar, sepse asnjë parti politike nuk mund të vazhdojë të bëj dialog pa kufi, kjo çështje duhet pëmbyllur’’, ka thënë Gaxheri në Dukagjin.
Ndërkaq, Gaxheri tha se duhet të dihen kufinjtë e kuq se për çka mund të dialogohet për Kosovën dhe se nuk mundet askush t’i detyrojnë të shkelin sovranitetin e shtetit.
Gaxheri gjithashtu ka potencuar se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është për masën e reciprocitetit./ Gazeta Sinjali/