Aktori i njohur shqiptar i humorit Bes Kallaku, është solidarizuar me të gjithë të prekurit nga virusi COVID-19, e që numri i tyre sa vjen e po rritet.
Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram, për të falenderuar të gjithë personelin mjeksorë, që këtë krizë e ka punën më të vështirë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Personeli mjekësor këto ditë të vështira, janë heronjtë tanë të fshehur. Flm përulësisht. Zoti ju bekoft e ju ruajt!”, ka shkruar ai në postimin që ka bërë.
Duke marrë parasysh, punën me intensitet të lartë dhe presionin që kanë personeli mjeksor, në këtë kohë të përhapjes së virusit, shumë nga personazhet e njohura kanë dalur hapur në përkrahje dhe falenderim të tyre, për punën që po e bëjnë për ta parandaluar përhapjen e virusit. /GazetaSinjali/