image Bernie Sanders thotë se do të pranonte një ofertë të Joe Biden për Sekretar të Punës

Botë

Bernie Sanders thotë se do të pranonte një ofertë të Joe Biden për Sekretar të Punës

news image

Senatori i Vermont, Bernie Sanders, ka deklaruar se është i gatshëm që të marrë detyrën e Sekretarit të Punës, nëse këtë do t’ia ofronte presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.

“Nëse do ta kisha një portofolio e cila do të më lejonte që të punoja dhe të luftojë për familjet që punojnë, do ta bëja. Po, do ta bëja”, është shprehur ai.

I pyetur nëse i ka vënë syrin pozitës së Sekretarit të Punës, ai ka theksuar: “E vërteta është se unë dëshiroj që të bëjë gjithçka për të mbrojtur familjet që punojnë në këtë vend të cilat tani janë nën një detyrim të jashtëzakonshëm”.

Kujtojmë që Sanders ishte kandidat për t’u nominuar për garën për president të SHBA-së, por pezulloi fushatën e tij zgjedhore në prill të këtij viti, duke lënë Biden të vetmin kandidat në front nga radhët e demokratëve./Gazeta Sinjali/