image Bernard Challandes infektohet me koronavirus

Futboll

Bernard Challandes infektohet me koronavirus

news image

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Bashkë me të, FFK njofton se ka rezultuar pozitiv edhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit dhe se tashmë janë të izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.

Po ashtu, FFk njofton se testi i radhës do të bëhet të enjten, për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Ndërsa, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.

Njoftimi nga FFK 

11 nëntor, 2020 – Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti./Gazeta Sinjali/