Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Bashkë me të, FFK njofton se ka rezultuar pozitiv edhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit dhe se tashmë janë të izoluar nga pjesa tjetër e ekipit.
Po ashtu, FFk njofton se testi i radhës do të bëhet të enjten, për ndeshjen kundër Sllovenisë.
Ndërsa, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.
Njoftimi nga FFK
11 nëntor, 2020 – Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.
Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.
Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti./Gazeta Sinjali/