image Bërnabiq: Vendimi i Prishtinës për referendumin është i turpshëm, do të flasë me BE-në - Sinjali

Bërnabiq: Vendimi i Prishtinës për referendumin është i turpshëm, do të flasë me BE-në

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka vlerësuar si të turpshëm vendimin e Republikës së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb në territorin e shtetit të Kosovës.

Ajo thotë se nuk i kupton partnerët e bashkësisë ndërkombëtare të cilët nuk reaguan.

Prandaj thotë se do ta ngrisë këtë çështje në Bruksel, gjatë vizitës së saj më 25 janar.

“Në Bruksel do të marr pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit, në kuadër të negociatave të para-anëtarësimit dhe do të kem takime me zyrtarët e BE-së. Do t’i pyes me dyer të mbyllura se çfarë synojnë të bëjnë duke pasur parasysh ndalimin e pjesëmarrjes së serbëve në referendum”, tha Bërnabiq.

Ajo ka paralajmëruar se ky vendim do të ketë “pasoja të gjera”, shkruan Tanjug, përcjell Sinjali.

Ju u keni mohuar serbëve në Kosovë një të drejtë themelore dhe besoj se kjo do të ketë pasoja të gjera. Varet se si do t’i qasen zgjedhjeve të 3 prillit, por sigurisht që do të jetë në agjendën e të gjitha takimeve tona me ta në të ardhmen”, tha Bërnabiq./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin