image Bërnabiq tregon se çfarë dëshiron nga zgjedhjet në Kosovë

Politikë

Serbi/ Bërnabiq tregon se çfarë dëshiron nga zgjedhjet në Kosovë

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë, Serbia do ta gjejë njerëz duhet të vijnë në qeverinë e Kosovës, në mënyrë që, siç tha ajo, të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve, do të kemi njerëz që do të jenë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasin për një zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme. Ne do të jemi atje”, tha Bërnabiq.

Këto komente ajo i bëri në Luksemburg pas takimit që pati me homologun e saj, Xavier Bettel.