Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do të jap 2 milionë euro për Shqipërinë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Bruksel.
“Do të japim 2 milionë euro nga zemra për Shqipërinë dhe popullin e saj. Ju dëshirojmë më të mirën”, ka thënë Bërnabiq për mediat.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.
Rreth orës 19:00 do të merret vesh shuma totale e ndihmës për Shqipërinë në këtë konferencë.
Deri më tani janë ndarë:
BE-100 milionë euro
KE-15 milionë euro
Gjermania- 11 milionë euro
Suedia- 5.6 milionë euro
Serbia- 2 milionë euro
Britania e Madhe- 1 milion funte
Kroacia- 1 milionë euro