image Bërnabiq: Para 21 nëntorit duhet të ketë marrëveshje për targat

Rajon

Bërnabiq: Para 21 nëntorit duhet të ketë marrëveshje për targat

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell ka apeluar për një marrëveshje Kosovë -Serbi për targat. Ai tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat, ose siç tha, “do të kemi situatë të rrezikshme”.

Me deklaratën e tij është pajtuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ajo ka thënë se pajtohet me Borrellin që para 21 nëntorit të ketë marrëveshje për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Më 21 nëntor fillon faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të Qeverisë për targat, pas fletëqortimeve do të ketë gjoba.

Lista Serbe në tetor kishte paralajmëruar se gjoba e parë ndaj serbëve për shkak të targave do të pasojë me rezistencë.

Bërnabiq e cila po e viziton Singaporin ka deklaruar se marrëveshje për targat duhet të ketë – para 21 nëntorit, ka raportuar Tanjug.

/GazetaSinjali/