image Bërnabiq nuk përmbahet pasi KFOR-i refuzoi kërkesën për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Politikë

Bërnabiq nuk përmbahet pasi KFOR-i refuzoi kërkesën për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

news image

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ashpër pas refuzimit të KFOR-it për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

“Ajo çfarë KFOR-i thotë është një gjë, dhe çfarë realiteti thotë është gjë tjetër,” ka thënë Bërnabiq duke pretenduar që serbët e Kosovës nuk janë të sigurt.

Ajo shtoi se do të kërkonin “garanci shtesë për serbët sepse këto nuk janë kushtet në të cilat dikush duhet të jetojë në shekullin 21,” – u shpreh ajo për Tanjugun serb.

Bërnabiq po ashtu tha se do të vazhdojnë të ngulmojnë në respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës dhe presin në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Edhe ajo sulmoi KFOR-in që e dërgoi përgjigjen pikërisht për Krishtlindje.

/GazetaSinjali/