Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq po qëndron për vizitë zyrtare në Francë. Atje sonte është takuar me homologun e saj francez, Elizabeth Bourne.
Bërnabiq ka deklaruar se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës që marrëveshjet e nënshkruara nga Beogradi dhe Prishtina duhet të zbatohen.
Pas takimit me homologun e saj, kryeministrja serbe u tha gazetarëve se Prishtina duhet të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit.
Sipas saj, Kosova duhet t’i bashkohet formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, sepse pa këtë nuk ka kuptim të diskutohen propozime të tjera, raporton Tanjug.
Bërnabiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, për propozim franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, theksoi se njëra palë në Kosovë shkel marrëveshjet e mëparshme për normalizim dhe refuzon t’i zbatojë ato.