Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se propozon Ana Bërnabiqin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.
Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiq tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar.
Vuçiq tha se Bërnabiq nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë dhe paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe.