image Bërnabiq: “Ballkani i Hapur” ka një të ardhme të ndritur, nuk besoj se Rama është kundër

Rajon

Bërnabiq: “Ballkani i Hapur” ka një të ardhme të ndritur, nuk besoj se Rama është kundër

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur për iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke thënë se beson se edhe vendet e tjera do t’i bashkohen kësaj nisme.

Bërnabiq ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Ballkanin e Hapur.

Ajo ka thënë se Rama nuk është kundër nismës dhe se e ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritur dhe e sigurt.

“Pavarësisht disa deklaratave dhe nuk besoj se kryeministri shqiptar Edi Rama është kundër nismës “Open Balkans”, mendoj se ka folur për këtë në konferencën e fundit për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ndaj besoj se e ardhmja e kësaj nisme është e ndritur dhe e sigurt”, ka thënë Bërnabiq, e cila pritet të takohet nesër me Ramën në Tiranë, në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Këtë ajo e deklaroi në një fjalim të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin vizitoi pikën e shitjes mobile OPEN BALKAN – mbledhjen elektronike të tarifave, në stacionin e pagesës së Preshevës, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, raporton N1.

Tutje, Bërnabiq ka thënë se edhe vendet si Kroacia e Greqia dëshirojnë t’i bashkohen nismës.

Edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, ka thënë se ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritshme.

“E ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritshme. Të gjithë do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian një ditë, në një ceremoni si kjo sot.” – ka thënë Kovaçevski.

Në anën tjetër, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpallur të mbyllur “Ballkanin e Hapur”. Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme.

/GazetaSinjali/