image Berisha tregon sa i ka kushtuar padia ndaj sekretarit amerikan Blinken

Shqipëri

Berisha tregon sa i ka kushtuar padia ndaj sekretarit amerikan Blinken

news image

Sali Berisha ka zbuluar sa i ka kushtuar avokati francez, për padinë që ka depozituar ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

I ftuar në MCN TV, Berisha foli edhe për ecurinë e padisë, duke deklaruar se ka disa arsye pse kjo padi mund të mos jetë e suksesshme, megjithatë procesi vijon.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Berisha çfarë po ndodh me gjyqin tuaj në Paris?

Sali Berisha: Avokati po merret me këtë. Do të më njoftojë. Ka bërë padinë dhe po e ndjek. Dy faktorë janë kundër, fakti që asnjëri nuk është shtetas francez dhe Sekretari i Shtetit ka imunitet.

Por ka diçka në favor timin, është një ligj ndërkombëtar i pashkruar, që shpifja dënohet aty ku del. Kjo e shtetësisë relativizohet. U botua shpifja, aty ku ti e sheh që të ka dëmtuar mund ta padisësh.
E dyta, si rregull, shpifja nuk është funksion zyrtar.

Gjerësa nuk është funksion zyrtar imuniteti mund të jetë ose të mos jetë. Unë nuk kam paditur në SHBA, sepse gjyakta është shumë e kushtueshme dhe procesi është i drejtë por i ndryshëm. Sepse ata do të merreshin me Delinën përshembull, të dalë që Delina ka bërë shpifje.

Lorenc Vangjeli: Thonë që në këtë dynja nuk tregohen paratë dhe të dashurat. Po avokati sa ju ka kushtuar zoti Berisha?

Sali Berisha: 7200 euro. Është me faturë. 7200-7600 euro, diçka e tillë

/GazetaSinjali/