image Berisha thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndëshkoni Edi Ramën

Shqipëri

Berisha thirrje për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk: Ndëshkoni Edi Ramën

news image

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Sali Berisha lëshoi një apel për drejtuesit kryesorë të rrjeteve sociale, Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, që të ndalin atë që ai e quajti “terror digjital të Edi Ramës”.

Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë parim dhe po terrorizon punonjësit e administratës përmes rrjeteve sociale.

“Unë i bëj thirrje Mark Zuckerberg, Elon Musk, të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit në rrjetet sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim, që terrorizon punonjësit e thjeshtë, dhe të heqin këtë të drejtë derisa të anulojnë këtë aplikacion famëzi të kontrollit të qytetarëve.

PD-ja do të konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, edhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, ky është turp, ky është depersonalizim.

A mundet një mendje e mbrapshtë të shfrytëzojë më shumë rrjetet digjitale? Kur nuk e duan, nuk e duan. Arrogant, hajdut, njeri që është bërë simbol i vjedhjes. Si mund ta duan njerëzit atë.

Tani shpik aplikacionin, nëse nuk më bën like, ikën nga puna. Absolutisht. Mos vidh, ky është i gjithë ilaçi. Çdo shqiptar e ka marrë vesh se ky vjedh, se është hajdut kongjenital, i papërmbajtur”, u shpreh Berisha./A2 CNN

/GazetaSinjali/