image Berisha sulmon Bashën: U përkul para regjimit të Ramës

Shqipëri

Berisha sulmon Bashën: U përkul para regjimit të Ramës

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi që ai thirri akuzoi liderin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën se në këto 8 vite nuk ka bërë asnjë kundër regjimit të Ramës.

Teksa kujtoi kohën kur Basha drejtonte bashkinë e Tiranës, Berisha tha se ai nuk lëvizi as një gjethe në protestën e fuqishme të Tiranës dhe nuk i vuri kufirin te thana Ramës.

Të dashur delegatë dhe delegatë, ne mblidhemi sot për të rithemeluar PD në një kohë kur me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer në historinë e shkuar pa mohuar gabimet dhe defektet ne erdhëm në vitin 21 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë. partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO që u faktua lokomotivë e integrimit, që dha kontribute historike, në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve, partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut dhe e projekteve të mëdha. Kjo pari arriti në vitin 2021 si një forcë politike e cila krijonte përshtypjen se ndodhej para alternativës ‘too be or not too be’, ‘të jesh apo mos të jesh’. Po pse ndodhi kjo? Në 2013-ën PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, njohu dhe realizoi rrotacionin e pushtetit. Kryetari i saj dha dorëheqje, ashtu siç i takon çdo kryetari partie kur humbjet zgjedhjet. Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re, i cili në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite ;de facto u faktua vetë si një kallp opozitar. Ai nisi drejtimin e forcës, duke u përkulur para regjimit të Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh të Bashkisë së Tiranës. I bllokoi Bulevardin, sistemin e lumit, vendosjen e tramvajit, sistemin multimodal. Të gjitha këto projekte të mbështetura fuqishmit nga qeveria e PD. Duke pasur një armatë demokratësh, duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protestat e fuqishme të Tiranës, dhe t’i vinte Ramës kufirin te thana dhe të qëndronte i pamposhtur ndaj regjimit të tij”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/